Këngëtari Labinot Rexha, i cili ishte pjesë e edicionit të fundit të “Big Brother VIP Kosova”, ka krijuar polemika me deklaratat e tij.
Një nga personazhet e atakuara nga Rexha ishte edhe këngëtari Kushtrim Kelani.
Ky i fundit këto ditë do të martohej me Aurora Rrusten dhe, me këtë rast, Labinot Rexha i ka uruar ata përmes një shkrimi në Instastory, ku ka thënë se i do të dy, shkruan “Kosovarja”.
Çifti nuk e kanë pranuar në faqet e tyre urimin e bërë nga Labinot Rexha.
