Ka nisur protesta në Prishtinë me moton “Jo në emrin tim”, pas vendimit të Dhomave të Specializuara në Hagë ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Qytetarë të shumtë janë mbledhur në kryeqytet për të shprehur kundërshtimin e tyre ndaj verdiktit të Speciales.
Protestuesit kanë bartur pankarta dhe kanë brohoritur kundër vendimit të gjykatës, duke kërkuar që rasti dhe zhvillimet në Hagë të trajtohen me vëmendje.
Protesta po zhvillohet në Prishtinë, ndërsa qytetarët vazhdojnë të mblidhen në kuadër të thirrjes “Jo në emrin tim”.