Haxhiu: S’ka dakordim për votim në pako të nënkryetarëve – votohen veç e veç

Kryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu, pasi zhvilloi konsulta me shefat e GP-ve në lidhje me votimin e nënkryetarëve, njoftoi se s’është arritur dakordim që votimi të bëhet në pako.

“Meqë nuk ka dakordim për votim në pako, shkojmë me votimin veç e veç”, tha Haxhiu.

Kujtojmë se të mërkurën, kjo seancë u ndërpre për shkak të mospajtimeve të subjekteve politike për këtë çështje.

Leave a Comment