“Prangat” dhe zhurmë në Kuvendin e Prishtinës – VV kundërshton dhënien në shfrytëzim të “Tulltores”

Asamblistët e Lëvizjes Vetëvendosje në Kuvendin Komunal të Prishtinës kanë shprehur pakënaqësinë e tyre lidhur me dhënien në shfrytëzim afatgjatë të pronës së paluajtshme të Komunës së Prishtinës të lokacionit “Tulltorja”.

Gjatë fjalës së kryetarit të Prishtinës, Përparim Rama, asamblistët e LVV-së zgjatën ‘prangat’ dhe krijuan zhurmë përmes goditjes së tavolinës me duar.

Rama pas kësaj tha se dhënia në shfrytëzim e kësaj prone i sjell kryeqytetit 1 milionë euro në vit.

Përndryshe, Kuvendi Komunal i Prishtinës sot po mban seancë ku do të shqyrtohen një sërë pikash të rendit të ditës, ndër të cilat edhe thelemimi i Ndërmarrjes Publike Lokale “Pastrimi Prishtina” SH.A.

Leave a Comment