Adelina Ismaili reagon pasi u tha se do të jetë në karrigen e opinionistes këtë sezon në BBVK

Gjatë një lidhjeje direkte në emisionin e mëngjesit në T7, gazetari Elton Tozaj ka folur për edicionin e ri të “Big Brother VIP Kosova”.

Teksa u konfirmua se Olta Gixhari nuk do të jetë më në rolin e opinionistes këtë sezon, gazetari përmendi disa nga emrat potencialë që mund të zënë karrigen e opinionistes, mes të cilëve Adelina Ismaili, Valdrin Sahiti dhe Elijona Binakaj.

Tozaj u shpreh se puna për formatin tashmë ka nisur dhe se do të dëshironte t’i shihte të tre emrat në panel, ose të paktën një ish-banor që i njeh mirë dinamikat e lojës nga brenda.

Leave a Comment