Këngëtari Labinot Rexha ka bërë të ditur se është sulmuar nga tre persona në Rahovec.
Përmes një postimi në Instagram, Rexha ka shkruar se sulmi ka ndodhur pak para publikimit të postimit.
“Sapo jam sulmuar në Rahovec nga 3 veta”, ka shkruar ai në Instastory.
Këngëtari nuk ka dhënë detaje të tjera lidhur me rrethanat e ngjarjes apo personat që dyshohet se e kanë sulmuar.

Ndërkohë, deri në publikimin e këtij lajmi, nuk ka informacione të konfirmuara nga autoritetet për rastin.