Banorët në hall, rikthehet rreziku dhe kaosi në fshat

Situata shqetësuese po vazhdon në fshatin Sferkë të Klinës, ku një person, i cili dyshohet se ka probleme të shëndetit mendor ka bllokuar sërish rrugët e fshatit me gurë.

Banorët shprehen të shqetësuar për sigurinë dhe lëvizjen e lirë, pasi veprime të tilla po përsëriten dhe po krijojnë rrezik për kalimtarët dhe automjetet.

Sipas informacioneve, rasti është i njohur edhe për Policinë, ndërsa pritet reagim institucional për menaxhimin e situatës dhe parandalimin e incidenteve të tjera.

Leave a Comment