Policia e Kosovës ka njoftuar se është arrestuar një person, shtetas i huaj, pasi i njëjti kërkohej me urdhërarrest ndërkombëtar.
Sipas njoftimit, gjatë kontrollit në banesën ku kishte qëndruar i arrestuari, janë gjetur dhe konfiskuar tre telefona, dy laptopë, një USB, një letërnjoftim, katër fletore me shënime dhe dy kartela bankare.
“URDHËRARREST NDËRKOMBËTAR
Suedi, 12.02.2026. Në bazë të urdhërarrestit ndërkombëtar, është arrestuar i dyshuari mashkull, shtetas i huaj. Gjatë kontrollit në banesën ku ka qëndruar, janë gjetur dhe konfiskuar tre telefona, dy laptopë, një USB, një letërnjoftim, katër fletore me shënime dhe dy kartela bankare. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje”, ka njoftuar Policia.