Tragjedia në familjen shqiptare në Florida: Tre djem humbën jetën në zjarr, prindërit dhe dy fëmijët mbijetuan

Një tragjedi e rëndë ka goditur një familje shqiptare që jeton në Jacksonville të Floridës, pasi tre fëmijë humbën jetën në një zjarr që përfshiu shtëpinë e tyre.

Djemtë binjakë, rreth 10-vjeçarë, dhe vëllai i tyre 2-vjeçar, nga familja Manati, humbën jetën në këtë ngjarje tragjike. Ndërkohë, prindërit e tyre dhe dy fëmijët e tjerë arritën të mbijetojnë, por pësuan lëndime.

Ngjarja ka tronditur komunitetin shqiptar në Jacksonville dhe më gjerë.

Shqiptarët që jetojnë në atë pjesë kanë bërë të ditur lajmin e hidhur edhe përmes rrjeteve sociale, ndërsa kanë kërkuar mbështetje për çiftin Gent dhe Albana Manati, shkruan News4Jax.

Shkaqet e zjarrit ende nuk dihen, ndërsa Policia ka nisur hetimet për të zbardhur rrethanat e incidentit.

Në disa pamje të publikuara nga Reuters nga dita kritike, shihen disa familjarë të viktimave, konkretisht gjyshërit e fëmijëve që humbën jetën, Alia dhe Artan Sulollari (Sulovari), prindërit e nënës së tyre.

Leave a Comment