Vdes akademiku Rexhep Qosja, është kryer edhe ceremonia e varrimit

Familjarët kanë bërë të ditur lajmin për ndarjen nga jeta të akademikut të njohur Rexhep Qosja.

 

Në njoftimin e publikuar thuhet se tashmë është kryer edhe ceremonia e varrimit.

Rexhep Qosja ishte një nga figurat më të rëndësishme të letërsisë, publicistikës dhe mendimit shqiptar, duke lënë pas një trashëgimi të çmuar kulturore e kombëtare.

“Varrimi u zhvillua në praninë e anëtarëve të ngushtë të familjes. Me dëshirë të të ndjerit, nuk do të organizohet ceremoni pritjeje nga familja. Familja nuk do të marrë pjesë në organizime institucionale”, shkruan nipi i tij.

Leave a Comment