“Kurti është homoseksual, urren Thaçin e Krasniqin”- Çka përmban dokumenti komprometues “Leptiri”, që iu gjet Fatmir Shehollit?

Prokuroria Speciale në aktakuzën ndaj Fatmir Shehollit për spiunazh ka gjetur dokumentin e emërtuar “Leptiri”, që parashihte komprometimin e kryeministrit në detyrë, Albin Kurtit, gjatë kohës sa po mbahej si i burgosur politik në Nish.

Dokumenti i përfshirë në aktakuzën e Prokurorisë Speciale të Kosovës, i cili pretendohet se është përgatitur nga strukturat e Sigurimit Shtetëror të Serbisë (RDB) në vitin 2001, përmban të dhëna për mënyrën se si synohej të ushtrohej presion ndaj Kurtit gjatë kohës sa ai vuante dënimin në Serbi, raporton Gazeta Insajderi.

Në dokument përmendet një burim operativ me nofkën “Leptir”, i cili, sipas pretendimeve të RDB-së, kishte për detyrë të siguronte materiale komprometuese që do të mund të përdoreshin ndaj Kurtit për ta shtyrë atë drejt bashkëpunimit me shërbimin serb.

Në raport, Kurti përshkruhet si person i mbyllur dhe i tërhequr, që pretendohej se kishte vështirësi në krijimin e kontakteve me të burgosurit e tjerë.

Dokumenti përmban edhe pretendime intime lidhur me Kurtin. Në të thuhet se burimi “Leptir” kishte përcjellë pretendimin për një lidhje homoseksuale të Kurtit me një të burgosur tjetër.

“Informacionet e mbledhura përmes personave kompetentë në Kodin Penal dhe në kontaktet me pozicionet operative të angazhuara për bashkëpunim gjatë vuajtjes së dënimit të tij me burg (“Leptir”, “Robi” dhe “Metar”) në Kodin Penal të Çuprisë, tregojnë se i burgosuri politik Kurti Albin është një person i tërhequr dhe jashtëzakonisht i mbyllur, i cili ka vështirësi në kontakt me të burgosurit e tjerë, dhe se ai ka orientim të theksuar homoseksual”, thuhet në dokument.

 

Leave a Comment