Vëllau i ish deputetit Gani Geci, Nehat Geci ka dal me një reagim lidhur me deklaratat sotshme të nipit të tij Fatos Gecit.
Nehati ka treguar se sot ka qenë duke pirë kafe me dy nipërit e tij Festimin dhe Artonin(vëllau i Fatosit). E në ndërkohë ai ka theksuar se vetë Fatosi i ka treguar se fjalimin e bërë sot në Kuvend ia ka shkruar Ilir Kërqeli i VV’së.
Postimi i plotë:
Të dashur miq,
Sot rreth orës 13:50 isha në një kafiteri në Skenderaj duke pirë kafe së bashku me dy nipërit e mi, Artonin (vëllanë e Fatosit) dhe Festimin.
Gjatë një bisede telefonike me Fatosin, ai më tregoi personalisht se fjalimin që ka mbajtur në Kuvend ia ka shkruar deputeti i VV-së, Ilir Kërçeli, të cilin unë në fakt nuk e njoh fare.
Pas kësaj, bëra një hulumtim të shkurtër për të parë se kush eshte Ilir Kërçeli dhe gjeta ketë foto.
Kjo është e vërteta e kësaj historie. Këtë bisedë e kanë kuptuar edhe Artoni dhe Festimi.
Na ndiqni dhe na bani follow faqen