Joe dhe Shirley DioGuardi bëhen shtetas të Kosovës

Joe DioGuardi dhe Shirley Cloyes DioGuardi janë bërë zyrtarisht shtetas të Republikës së Kosovës.

Dekretet për dhënien e shtetësisë dy personaliteteve të njohura shqiptaro-amerikane u janë dorëzuar të hënën nga ushtruesja e detyrës së presidentes së Kosovës, Albulena Haxhiu.

Joe DioGuardi, ish-kongresmen amerikan, është i njohur për angazhimin e tij shumëvjeçar në promovimin e të drejtave të shqiptarëve në Shtetet e Bashkuara, si dhe për kontributin në sensibilizimin e institucioneve amerikane për çështjen e Kosovës.

Ndërkaq, Shirley Cloyes DioGuardi, aktiviste e njohur për çështjen shqiptare, ka qenë për vite me radhë e angazhuar në mbështetje të Kosovës dhe të drejtave të shqiptarëve në rajon.

Me marrjen e shtetësisë, Joe dhe Shirley DioGuardi tashmë janë edhe zyrtarisht shtetas të Republikës së Kosovës.

Leave a Comment