Kërkohet paraburgim për tre të dyshuarit në rastin e fajdesë në Prizren

Gjykata Themelore në Prizren ka pranuar kërkesën e Prokurorisë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj Fadil Selimit, Beqir Selimit dhe Arsim Doganit, të dyshuar për veprat penale “Fajdeja”, “Sulm ndaj personit zyrtar” dhe “Rrezikimi i trafikut publik”.

Sipas informatës së Gjykatës, kërkesa është regjistruar më 20 gusht 2026, rreth orës 00:30, pas mesnate.

Seanca për caktimin e masës së sigurisë është caktuar të mbahet sot, duke filluar nga ora 10:00, konfirmoi Gjykata Themelore Prizren për Sinjalin.

Gjykata ka bërë të ditur se ka respektuar afatin ligjor për caktimin e seancës, ndërsa brenda afatit ligjor pritet të marrë vendim lidhur me kërkesën e Prokurorisë së Shtetit. /Sinjali

Leave a Comment