“Do të dalim në rrugë”, Kadrijaj paralajmëron protesta: Kurti po e interpreton Kushtetutën sipas qejfit

Deputetja e Aleancës, Time Kadrijaj, nuk e ka përjashtuar mundësinë e organizimit të protestave pas zhvillimeve të fundit politike në vend.

Në emisionin “Jehona Politike”, Kadrijaj deklaroi se protesta do të organizohen nëse nuk formohen institucionet.

“Nëse nuk konstituohet Kuvendi, nëse nuk formohet Qeveria, nëse vendi shkon në zgjedhje…”, tha fillimisht ajo.

Kadrijaj akuzoi partinë në pushtet për moszbatim të vendimeve të Gjykatës Kushtetuese.

“Tutje, Kurti dhe LVV po e interpretojnë sipas qejfit të tyre Kushtetutën dhe Aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese. Datën e fundit ashtu si po e llogarit, interpretimin që po e bën Kurti sipas qejfit të vet… Ata po e llogaritin 30 ditë nga dita kur ka nisur konstituimi”, tha ajo.

Leave a Comment