KRU Prishtina paralajmëron banorët e Miradisë së Ulët

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” njoftoj banorët e fshatit Miradi e Ulët që, deri në një njoftim të ri, të mos e përdorin ujin për pije dhe për përgatitjen e ushqimit.

Gjatë punimeve për sanimin e një gypi të ujësjellësit është vërejtur përkeqësim i cilësisë së ujit.

KRU “Prishtina” ka bërë të ditur se masa do të jetë në fuqi deri në përfundimin e analizave laboratorike dhe konfirmimin se uji është i sigurt për konsum.

Banorët do të njoftohen me kohë për çdo informacion të ri lidhur me cilësinë dhe sigurinë e ujit. 

Leave a Comment