“Dyert janë të mbyllura për ne”, “jo, jo janë të hapura” – Përplasje mes Çitakut e Haxhiut në Kuvend

Deputetja e PDK’së, Vlora Çitaku, është konfrontuar në sallën e Kuvendit me ushtruesen e detyrës së presidentit, Albulena Haxhiun.

Çitaku deklaroi se Kuvendi është i suspenduar dhe tha se dyert e sallës janë të mbyllura për deputetët.

Këtë deklaratë Çitaku e dha teksa Haxhiu po qëndronte prapa saj.

“Kuvendi i Kosovës është i suspenduar, unë jam deputete e zgjedhur, gjithë këta janë deputetë të zgjedhur, këto dyer janë të mbyllura për neve.

Këtu ndërhyri Haxhiu.

“Jo, jo të hapura janë”.

Çitaku e vazhdoi fjalën e saj drejtuar vizitorëve të pranishëm.

“Mua po më vjen mirë që janë hapur për juve. Por, Kuvendi nuk është thjesht objekt, nuk është ndërtesë me tulla, është institucion.

“Është dhënë gjak, mund, djersë, sakrificë, që Kosova me pasë institucione, me pasë Kushtetutë”.

Leave a Comment