Policia e Gjilanit në aksion: Ja sa gjoba ka shqiptuar brenda një jave

Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan ka bërë të ditur se gjatë periudhës 31 korrik – 6 gusht të këtij viti janë shqiptuar gjithsej 1 mijë e 966 gjoba ndaj kundërvajtësve.

Gjithashtu janë hetuar 47 aksidente trafiku me dëme materiale dhe 25 aksidente me persona të lënduar.

Policia ka bërë të ditur se janë shqiptuar edhe 14 gjoba për shkaktim të zhurmave gjatë natës, 26 gjoba për përdorim të telefonit gjatë drejtimit të automjetit dhe 79 gjoba ndaj drejtuesve të motoçikletave.

Po ashtu, ndaj 53 drejtuesve është shqiptuar masa e ndalimit të drejtimit të mjeteve motorike.

Leave a Comment