Naim Murseli dhe Granit Plava dënohen me burgim…

Sot, në Gjykatën Themelore në Prishtinë, është shpallur aktgjykimi për rastin e vrasjes së Liridona Ademaj. I akuzuari kryesor, Naim Murseli, është dënuar me burgim të përjetshëm, për vrasjen e bashkëshortes Liridona Ademaj.

Naim Murseli dënohet , për përfshirjen e tij në këtë rast të rëndë. Prokuroria kishte kërkuar dënim maksimal, duke theksuar se vrasja ishte e planifikuar dhe e organizuar.

Naim Murseli e Granit Plava janë dënuar me burgim të përjetshëm.

Ndërsa, Kushtrim Kokalla është dënuar me 30 vite burgim.

Në seancën përfundimtare janë parë të pranishëm familjarët e të ndjerës, përfaqësues ligjorë dhe ekipe të shumta mediatike, si dhe zyrtarë policorë që po e përcjellin procesin.

Megjithatë, tre të akuzuarit nuk janë të pranishëm në sallën e gjyqit. Ata kanë pasur mundësinë të zgjedhin nëse do të marrin pjesë në seancë, por kanë vendosur të mos jenë të pranishëm.

Leave a Comment