Lajmi i mirë: Bie pak çmimi i naftës

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit (MINT) ka publikuar çmimet maksimale të lejuara për shitjen e derivateve të naftës në Kosovë për datën 5 gusht 2026.

Sipas vendimit, çmimet plafon të caktuara janë si më poshtë:

Nafta (dizel): 1.77 euro/litër

Benzina: 1.50 euro/litër

Gasi: 0.60 euro/litër

Çmimet e reja hyjnë në fuqi nga ora 10:00 e ditës së sotme.

MINT u bën thirrje qytetarëve që për çdo parregullsi ose mosrespektim të këtyre çmimeve t’i adresojnë ankesat e tyre në emailin konsumatori@rks-gov.net ose përmes numrit të telefonit pa pagesë 0800 11000.

Leave a Comment