Ushtruesja e detyrës së presidentit, Albulena Haxhiu, e ka cilësuar si një “lajm shumë të keq” vendimin e Këshillit Gjyqësor të Kosovës për të mos u ndërprerë kontratat e punës gjyqtarëve serbë, ndryshe nga çfarë ka vepruar Këshilli Prokurorial i Kosovës.
Përmes një deklarate, Haxhiu bëri të ditur se i ka dërguar një shkresë zyrtare kryesuesit të KGJK-së për ta njoftuar mbi një raport që lidhet me integritetin e gjyqtarëve serbë, si dhe e ka ftuar atë në një takim zyrtar, mirëpo deri më tani nuk ka marrë ndonjë përgjigje.
“Lajm shumë i keq që atë ditë KGJK nuk veproi njëjtë sikur KPK dhe në linjë me përgjegjësitë ligjore. Iu kam dërguar shkresë kryesuesit të KGJK-së, e kam njoftuar për raportin që unë kam në raport me integritetin e gjyqtarëve serbë. S’më është përgjigjur në atë letër. E kam njoftuar për disa çështje e i kam thënë që e pres në takim,” ka deklaruar ajo.
Tutje, Haxhiu ka kërkuar reagim të menjëhershëm nga institucioni i drejtësisë, duke shtuar:
“Pres që sa më parë KGJK të veprojë në raport me përgjegjësitë ligjore që ka.”