MINT publikon çmimet e reja për sot: Nafta vazhdon të shtrenjtohet në Kosovë

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit ka publikuar çmimet maksimale të lejuara të derivateve të naftës për ditën e sotme.

Sipas njoftimit çmimi maksimal i naftës është caktuar në 1.74 euro për litër që është 1 cent më shtrenjtë se sa ditën e djeshme.

Benzina do të tregtohet me çmim maksimal prej 1.51 euro për litër, ndërsa gazi me 0.60 euro për litër.

Sipas ministrisë, këto çmime hyjnë në fuqi nga ora 10:00.

Leave a Comment