Lumir Abdixhiku e mund krahun e partisë që e thirri Kuvendin për ta shkarkuar

Lumir Abdixhiku ka dalë fitues përballë votimit që u iniciua për shkarikimin e tij si kryetar i Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Gazetari Leonard Kerquki, në Pressing ka pohuar se Abdixhiku i ka mbijetuar votimit: 169 kundër shkarkimit, 152 pro.

Procesi i votimit u zhvillua në kuadër të Kuvendit të jashtëzakonshëm të LDK-së, ku pika e vetme e rendit të ditës ishte shqyrtimi i kërkesës për shkarkimin e Abdixhikut.

Në Kuvend morën pjesë rreth 330 delegatë.

Leave a Comment