Abdixhiku: E rëndë të qëndrosh përballë njerëzve me të cilët ke ecur gjatë, për të rrëzuar njërin prej nesh

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, në fjalimin e tij para delegatëve të Kuvendit të Jashtëzakonshëm të partisë, ka folur për periudhën e udhëheqjes së tij në krye të LDK-së.

Ai deklaroi se asnjëherë nuk ka vendosur interesin personal mbi atë të partisë.

“S’është e lehtë për mua. Jo për shkak të karriges, por sepse është e rëndë të qëndrosh para njerëzve me të cilët ke ecur gjatë dhe se sot nuk na ka mbledhur ajo që duam ta ndërtojmë bashkërisht, por kërkesa që ta rrëzojmë njërin prej nesh”, ka thënë ai.

Leave a Comment