Ermal Panduri paralajmëron zbulimin e profilit “Jona Çitaku”, aludon se pas tij qëndron një profesor…

Moderatori Ermal Panduri ka paralajmëruar se së shpejti mund të zbulohet identiteti i personit që dyshohet se qëndron prapa profilit të rremë me emrin “Jona Çitaku”.

“Fort shpejt do ta dimë se kush është Jona (Profa i Vushtrrisë) Çitaku…”, ka shkruar Panduri në Facebook, duke aluduar se profilin mund ta ketë menaxhuar një profesor nga Vushtrria. Megjithatë, ai nuk ka publikuar emër apo dëshmi të tjera lidhur me pretendimin.

Paralajmërimi vjen në kohën kur në rrjetet sociale ka nisur një fushatë për identifikimin e personave që dyshohet se fshihen pas profileve të rreme, të cilat ndër vite janë akuzuar për linçime, sulme dhe propagandë politike.

Debati mori hov pas zbulimeve dhe pretendimeve të bëra rreth profilit të njohur si “Lule Gjeli”, ndërsa tash vëmendja është zhvendosur te profile të tjera anonime që kanë qenë aktive në diskursin politik në Kosovë.

Leave a Comment