Analisti Astrit Gashi ka ngritur akuza te forta ndaj KALLXO, duke e akuzuar platformen per mungese transparence dhe mashtrim te publikut ne publikimin e nje opinioni me pseudonimin “Lule Gjeli”.
Sipas Gashit, KALLXO nuk u ka treguar lexuesve se “Lule Gjeli” nuk eshte emri i vertete i autorit, por nje pseudonim, duke krijuar pershtypjen se opinioni ishte shkruar nga nje person me identitet real.
“Nese ekziston ai person, le ta publikojne. Nese nuk ekziston, le ta thone edhe kete”, shkruan Gashi, duke theksuar se nje media duhet ta beje te qarte kur nje opinion publikohet me pseudonim.
Ai vlereson se problemi nuk qendron vetem te fshehja e identitetit te autorit, por edhe te mungesa e sqarimit se emri i publikuar nuk ishte emer i vertete. Sipas tij, kjo bie ndesh me parimet e transparences dhe krijon lajthitje te publikut.
Ne fund, Gashi ngre pyetjen se mbi cilin parim profesional apo etik eshte mbeshtetur KALLXO per te fshehur jo vetem identitetin e autorit, por edhe faktin se emri i publikuar ishte pseudonim, duke shtuar se deri me tani nuk ka pasur asnje reagim nga mbrojtesit e standardeve etike ne media.
Postimi i plotë:
KALLXO ende nuk i ka treguar publikut nje gje shume te thjeshte. Nje pergjigje qe do ta forconte kredibilitetin e saj, jo ta vinte ate ne pikepyetje. Paradoksalisht, pikerisht heshtja po e demton me shume kredibilitetin e saj sesa do ta bente nje pergjigje e sinqerte.
Ne cilin nen, ne cilin parim te Kodit Etik dhe Profesional te Mediave, perfshire edhe Kodin e Keshillit te Mediave te Shkruara te Kosoves, eshte mbeshtetur kur ka vendosur te publikoje nje analize me implikime nacionale, nderkombetare, madje edhe te sigurise kombetare, me autor anonim? Po e perseris per nje çeshtje jashtezakonisht te ndjeshme, jo per nje recete kuzhine!
Nese ekziston ai nen, le ta publikoje.
Nese nuk ekziston, le ta thote edhe kete.
Po aq problematik eshte edhe nje veprim tjeter.
KALLXO nuk i ka treguar lexuesit se “Lule Gjeli” nuk eshte emri i vertete i autorit, por nje pseudonim. Artikulli eshte publikuar sikur autori te ishte nje person real, duke krijuar pershtypjen se kemi te bejme me nje identitet te vertete dhe jo me nje emer te sajuar.
Kjo nuk eshte thjesht mungese transparence. Kjo eshte t’ia paraqesesh lexuesit nje identitet fiktiv pa e njoftuar se ai eshte i tille.
Nese vendos te besh perjashtim nga standardi dhe te publikosh nje opinion me pseudonim, minimumi profesional eshte t’ia thuash kete lexuesit qarte dhe pa ekuivoke.
Perndryshe, publiku vihet ne lajthitje.
Prandaj pyetja mbetet e njejta:
Ne cilin parim profesional ose etik eshte mbeshtetur KALLXO per te fshehur jo vetem identitetin e autorit, por edhe faktin se emri i publikuar nuk ishte emer i vertete?
Per mua, te dyja keto jane ne kundershtim me parimin e transparences dhe me detyrimin e medias per te mos e lajthitur publikun.
Edhe me i cuditshem eshte fakti se deri me sot nuk eshte degjuar asnje reagim nga ata qe zakonisht jane mbrojtesit me te zellshem te Kodit Etik dhe standardeve profesionale ne Kosove.