“Mendova se karriera e tij mbaroi” – promotori i Joshua rrëfen momentin që e frikësoi gjatë meçit kundër Prengës

Promotori i njohur, Eddie Hearn ka pranuar se për një moment kishte frikë se karriera e Anthony Joshua kishte marrë fund, pasi britaniku u rrëzua dy herë nga boksieri shqiptar Kristian Prenga.

Joshua u rikthye në ring në Jeddah të Arabisë Saudite në një përballje që fillimisht ishte parashikuar si një fitore e lehtë ndaj Prengës, por sfida u shndërrua në një dramë të vërtetë. Ish-kampioni i botës në peshat e rënda u rrëzua që pas vetëm 20 sekondash lojë, pas një goditjeje të fuqishme me të djathtën nga Prenga.

Leave a Comment