Policia e Kosovës sqaron zyrtarisht mënyrën e trajtimit të rasteve të krimeve të luftës

Policia e Kosovës ka dalë me një sqarim zyrtar lidhur me trajtimin e rasteve që kanë të bëjnë me krimet e luftës, duke bërë të ditur se Drejtoria për Hetimin e Krimeve të Luftës është organi i vetëm kompetent brenda Policisë së Kosovës për pranimin, verifikimin, hetimin penal dhe procedimin e të gjitha informacioneve, kallëzimeve dhe rasteve penale që lidhen me krimet e luftës të kryera gjatë luftës në Kosovë në periudhën 1998–1999.

Sipas njoftimit të Policisë, kjo drejtori ushtron kompetencat e saj në koordinim të ngushtë me Prokurorinë Speciale të Republikës së Kosovës, përkatësisht me Departamentin për Krime të Luftës.

Njoftimi i plotë:

Leave a Comment