Ja sa u denua Shpend Ahmeti për mosdeklarim

Ish-kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, është shpallur fajtor lidhur me akuzën për mosdeklarimin e 172 mijë e 600 eurove.

Gjykata Themelore në Prishtinë sot e ka dënuar Ahmetin me dy vite burgim dhe 5 mije euro gjobë.

Sipas Gjykatës, dënimi me 2 vite burg, do të ekzekutohet pas plotfuqshmërisë së këtij aktgjykimi, ndërsa dënimi me gjobë në lartësi prej 5 mijë euro, i akuzuari obligohet ta paguajë në afat prej 3 muajsh pas plotëfuqimërisë së këtij aktgjykimi.

Në rast se i pandehuri nuk dëshiron apo nuk mund ta paguajë dënim me gjobë, Gjykata mund të ia zëvendësojë dënimin me gjobë, me dënim me burgim ku një ditë burgim do të llogaritet 20 euro gjobë.

Leave a Comment