Gjendet pa shenja jete një 38-vjeçar në Gjilan, Policia jep detajet e para

Një person 38-vjeçar është gjetur i vdekur në banesën e tij në Gjilan, të enjten rreth orës 18:26.

Lajmin për Insajderin e ka konfirmuar Valon Osmani, zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Gjilanit teksa shtoi se nga hetimet e deritanishme nuk ka dyshime për elemente të veprës penale të vrasjes.

“Me datën 23.07.2026 rreth orës 18:26, kemi pranuar informacion se në banesën e tij në qytetin e Gjilanit është gjetur pa shenja jete një person mashkull, shtetas i Republikës së Kosovës i  lindur më 1988. Njësitet relevante policore së bashku me Prokurorin e Shtetit dhe ekipin emergjent, kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku nga mjeku kujdestar është konstatuar se personi është pa shenja jete”.

Leave a Comment