Panelisti Kadriaj tenton të sulmojë Nexhmedin Spahiun, ky i fundit kap gotën (PAMJE)

Në studion e televizionit TËVË1 ka ndodhur një incident me protagonistë analistët Mustafë Kadriaj dhe Nexhmedin Spahiu.

Përplasja verbale mes analistëve ka degjeneruar në momentin kur Mustafë Kadriaj, i cili fillimisht tentoi të largohej nga studioja, është kthyer prapa dhe i është vërsulur fizikisht Nexhmedin Spahiut.

Për t’i bërë ballë këtij sulmi të papritur, Spahiu ka kapë një gotë ujë në tryezë.

Situata e tensionuar ka shtyrë regjinë e emisionit të ndërpresë menjëherë pamjet nga studioja.

Leave a Comment