Të akuzuarit për sulmin në Banjskë kërkojnë që t’i kompensojnë financiarisht të dëmtuarit

Të akuzuarit për sulmin terrorist në Banjskë, Blagoja Spasojeviq dhe Vladimir Toliq, kanë kërkuar përmes avokatëve të tyre që t’i kompensojnë financiarisht të dëmtuarit.

Kjo kërkesë është parashtruar në fjalën përfundimtare të mbrojtjes, ku thuhet se familjarët dhe të afërmit e tyre shprehin “keqardhje të thellë për gjithçka që të dëmtuarit kanë përjetuar” dhe se “janë të gatshëm që, edhe në këtë fazë të procedurës, në emër të të pandehurve, të kompensojnë dëmin”.

“Konsiderojmë se nuk ekzistojnë pengesa ligjore që të dëmtuarit të dëmshpërblehen në këtë fazë të procedurës penale, pavarësisht faktit se të pandehurit nuk e kanë pranuar fajësinë për veprat penale të përmendura në aktakuzë“, thuhet në dokumentin që është prezantuar nga avokatët e të akuzuarve.

Leave a Comment