Një person dyshohet se është plagosur mbrëmë me armë zjarri në Pejë.
Sot në mëngjes rreth orës 02:00 është arrestuar i dyshuari për këtë rast. Insajderi merr vesh që personi i arrestuar është Butrint Krasniqi i lindur në gusht 1997
Zëdhënësi i Prokurorisë Themelore në Pejë, Shkodran Nikçi, tha mbërmë se në vendin e ngjarjes po qëndrojnë dy prokurorë.
“Dy prokurorë janë në vendin e ngjarjes, së bashku me të gjitha njësitë relevante. Dyshohet për të shtëna me armë zjarri në Pejë. Si pasojë e të shtënave, një person është plagosur”, tha Nikçi..
Ndërkohë, në mediat lokale është publikuar foto nga vendi i ngjarjes dhe raportohet se incidenti ka ndodhur në lagjen e ‘Milet Bahçe’ në Pejë.