Nga sot, paga minimale në Kosovë do të rritet në 500 euro bruto, Kurti: Përfitojnë rreth 150 mijë punëtorë

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka njoftuar se paga minimale në Kosovë ka hyrë në fuqi në nivelin prej 500 eurosh, raporton GazetaBlic.

Përmes një postimi, Kurti tha se paga minimale kishte mbetur e pandryshuar për më shumë se një dekadë, nga viti 2011, kur ishte 130 euro për punëtorët nën 35 vjeç dhe 170 euro për ata mbi këtë moshë.

Sipas tij, gjatë qeverisjes së tij paga minimale është rritur katër herë, fillimisht në 250 euro, më pas në 350 euro, në 425 euro dhe tashmë në 500 euro.

Kurti theksoi se nga kjo rritje do të përfitojnë rreth 150 mijë punëtorë të sektorit privat, duke shtuar se rritja ekonomike duhet të shoqërohet me rritje të mirëqenies për qytetarët.

Leave a Comment