Një operacion i gjerë policor ka nisur në orët e para të mëngjesit në më shumë se 40 lokacione në mbarë vendin për dyshime mbi një skemë të organizuar kriminale.
Sipas informacioneve të para, aksioni është duke u zhvilluar ndaj kompanive importuese nga Shqipëria që dyshohet se kanë importuar ujë në vend të derivateve të naftës.
Po ashtu Insajderi mëson se aksioni lidhet edhe me krim të organizuar dhe shpërlajre parash.
Aksioni po realizohet nga Prokuroria Speciale në bashkëpunim me Policinë e Kosovës.
Zëdhënësja e Prokurorisë Speciale, Arbnora Luta, ka konfirmuar për Insajderin se aksioni është duke u zhvilluar, por nuk dha detaje shtesë.
“Mund të konfirmojmë operacionin policor. Për më shumë detaje, do t’ju njoftojmë përmes një komunikate të përbashkët me Policinë e Kosovës”, deklaroi Luta.