Arrestohet shoferi pas vdekjes së policit në kufi

Policia e Kosovës ka dhënë detaje lidhur me vdekjen e policit Rexhep Gashit në Pikën Kufitare të Vërmicës, i cili dyshohet se është goditur nga një veturë.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë, ngjarja ka ndodhur pas mesnate, rreth orës 02:40, kur është raportuar se një person është goditur nga një veturë që drejtohej nga një i dyshuar, mashkull, shtetas i Shqipërisë.

“Në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitet relevante policore, ndërsa vdekja e viktimës është konstatuar nga mjeku kujdestar. Me vendim të prokurorit të shtetit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion, ndërsa i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.

Leave a Comment