Një person është arrestuar në Ferizaj nën dyshimin për lëndim trupor pas një rasti të raportuar të dhunës në familje.
Sipas Policisë, më 24 qershor 2026, rreth orës 23:45, Stacioni Policor në Ferizaj ka pranuar informacion për një incident të dhunës në familje.
Njësitë policore kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes, ku është konstatuar se pas një mosmarrëveshjeje, një grua dyshohet se është sulmuar nga bashkëshorti i saj. I dyshuari ishte larguar nga banesa para arritjes së policisë.
Viktima është dërguar në Emergjencën e Ferizajt për trajtim mjekësor.
Më vonë, policia ka arrestuar të dyshuarin. Pas intervistimit dhe me vendim të prokurorit të shtetit, rasti është iniciuar si “Lëndim trupor”, ndërsa i dyshuari, 41 vjeç, është ndaluar për 48 orë.
Hetimet lidhur me rastin po zhvillohen nga Njësia e Hetimeve për Dhunë në Familje.