Një polic dhe një ish-polic dyshohet se u përfshinë në një rrahje në Pejë- Njëri nga ta ishte suspenduar më herët

Një polic dhe një ish-polic dyshohet se janë përfshirë në një rrahje në një stadium të Pejës përgjatë së shtunës.

Rastin e rrahjes për Gazetën Insajderi e ka konfirmuar zëdhënësi i Prokurorisë Themelore në Pejë, Shkodran Nikçi, i cili ka thënë se IPK’ja është njoftuar për ndërmarrjen e veprimeve hetimore,.

Është inicuar rast për personat e involvuar në rast dhe Policia është duke ndermarrë veprime hetimore për ndriçimin e rastit. Gjithashtu janë njoftuar edhe IPK, për t’i ndërmarrë veprimet hetimore“, ka thënë Nikçi.

Insajderi merr vesh se polici i përfshirë në rrahje është Sead Hamzic, ndërkaq ish-polici, vëllai i tij, është Senad Hamzic.

Gazeta Insajderi kishte raportuar se Sead Hamzic ishte hetuar nga IPK-ja pasi kishte marrë nga qendra e paraburgimit një të dënuar për ta sjellë në një dasëm në Pejë.

Leave a Comment