Ndarja me Mateon, Brikena: Çdo kujtim që kam krijuar deri më sot ka qenë i bukur

Gjatë një emisioni, Blero, pasi foli për martesat dhe përvojat e tij jetësore, e ka pyetur Brikenën nëse lidhja e saj me Mateon kishte përfunduar.

“Ka marrë fund mes teje dhe Mateos?”, ishte pyetja e tij.

Brikena reagoi fillimisht me humor, duke e pyetur: “Ke nisur të bësh pyetje edhe ti?”, ndërsa përgjigjja e saj la të kuptohej se marrëdhënia mes saj dhe Mateos nuk vazhdon më.

“Çdo kujtim që kam krijuar deri më sot ka qenë i bukur. Do të kem gjithnjë respekt për Mateon dhe gjithçka që kemi bërë bashkë”, u shpreh ajo.

Nga ana tjetër, Blero tha se do të dëshironte që dyshja të ishin ende bashkë, duke theksuar se edhe fansat i shkruajnë shpesh për këtë temë.

Leave a Comment