Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, në kremtën e Lëvizjes Vetëvendosje për fitoren në zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 7 qershorit, ka goditur paksa edhe opozitën.
Kurti insistoi se ata dalin në ora tetë të mengjesit në punë nesër, por janë blloku opozitar ata që, sipas tij, s’po punojnë, shkruan Insajderi.
“Ajo çka i mungon shtetit të Kosovës nuk është as qeveria as presidenca. Republikës së Kosovës i mungon Kuvendi. Fatkeqësisht blloku opozitar nuk shkojnë në punë. Ne jemi të interesuar që edhe blloku opozitar që të shkojnë sa më shpejt në punë. Andaj urojmë që legjislatura e 11-të t’ia fillojë dhe kjo varet nga certifikimi i rezultateve”, deklaroi Kurti.
“Do t’i takojmë dhe bashkëpunojmë të gjitha subjektet politike, sepse ne e kemi para së gjithash interesin publik dhe Republikën sovrane dhe të pavarur të Kosovës”, tha më tej ai. /Insajderi.org/