Lushtaku: Mos e duaj një parti më shumë se Kosovën, mos e mbro një politikan më shumë se të vërtetën

Kandidati për deputet nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Mergim Lushtaku, u është drejtuar qytetarëve përmes një videomesazhi.

Ai ka deklaruar se askush nuk duhet të mbrojë një politikan më shumë se të vërtetën dhe se secili duhet të bëhet tifoz i Kosovës dhe i askujt tjetër.

“Kur 51.1 për qind fillon të trajtohet si pronë personale e jo si përgjegjësi ndaj qytetarëve, demokracia fillon të humbë kuptimin e saj. Mandati nuk është pronë. Vota nuk është çek i bardhë. Besimi nuk është i përjetshëm. Sot mund të kesh duartrokitjet, nesër mund të kesh pyetjet. Sepse demokracia nuk dobësohet nga kritika; dobësohet kur qytetarët ndalojnë së pyeturi. Kosova nuk ka nevojë për adhurues të politikanëve. Mos e duaj një parti më shumë se Kosovën. Mos e mbro një politikan më shumë se të vërtetën. Prandaj mos u bëj tifoz i askujt, bëhu tifoz i Kosovës”, ka thënë ai.

 

 

Leave a Comment