Këto janë çmimet maksimale të derivateve për sot

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit ka publikuar çmimet maksimale të lejuara për shitjen e derivateve të naftës në tregun e Kosovës për ditën e sotme, shkruan Insajderi.

Sipas vendimit të fundit, i cili bazohet në udhëzimin administrativ për rregullimin e çmimeve, vlerat tavan për litër janë si vijon:

Nafta (dizel): 1.74 euro/litër

Benzina: 1.43 euro/litër

Gasi: 0.88 euro/litër

Këto çmime hyjnë në fuqi zyrtarisht nga ora 10:00 dhe janë të vlefshme për 24 orët e ardhshme. Të gjithë operatorët ekonomikë janë të obliguar të respektojnë këto kufizime.

Ministria u ka bërë thirrje qytetarëve që të raportojnë çdo parregullsi apo tejkalim të këtyre çmimeve nga ana e pikave të karburantit. Ankesat mund të adresohen në:

E-mail: konsumatori@rks-gov.net

Tel: 0800 11000

Leave a Comment