I vrari në Prishtinë është Agron Hajdari, konfirmon kryeprokurori

Kryeprokurori i Prishtinës, Zejnullah Gashi, ka konfirmuar se viktimë e të shtënave me armë zjarri në Prishtinë, mbrëmjen e sotme, është Agron Hajdari.

Sipas raportimeve, viktima njihej me nofkën “Radulla”.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 20:30 në rrugën “Sali Nivica”, në Prishtinë.

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se njësitet policore dhe ekipi mjekësor kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes, ndërsa vdekja e viktimës është konstatuar nga mjekët.

Lidhur me rastin, policia në koordinim me Prokurorinë kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Leave a Comment