Një 34-vjeçar me inicialet J.H. ka mbetur i plagosur me armë zjarri mbrëmjen e kaluar në Tiranë, ndërsa fatmirësisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Sipas informacioneve paraprake, i riu është paraqitur pak para mesnate në spital për të marrë ndihmë mjekësore, pasi kishte marrë një plagë në këmbë, e dyshuar nga armë zjarri.
Nga veprimet e para hetimore rezulton se ngjarja ka ndodhur në rrugën “Aleksandër Moisiu”, ku dyshohet se plagosja erdhi pas një konflikti të çastit për motive të dobëta.
Policia njoftoi se ngjarja është regjistruar rreth orës 23:55 të datës 26 maj 2026, ndërsa grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe identifikimin e autorit apo autorëve të përfshirë në incident.