“Jeta vazhdon”, Kryetari i Kuvendit Komunal në Deçan e pranon se po punësojnë militantë të AAK-së

Asamblisti i Lidhjes Demokratike të Kosovës atje, Ardian Binakaj, ka reaguar lidhur me punësimin e Mentor Januzajt në Ndërmarrjen “Higjena”, i cili është anëtar i AAK-së dhe kryetar i nëndegës së kësaj partie në fshatin Isniq të Deçanit.

Binakaj, në seancën e Kuvendit Komunal, tha se Januzaj fillimisht është zgjedhur anëtar i Bordit të Drejtorëve të Ndërmarrjes “Higjena”, e më pas edhe kryesues i këtij bordi.

“Bëhet fjalë për një person që ka qenë kandidat i AAK-së për zgjedhjet lokale, që ka qenë aktiv në strukturat e saj, ndërsa së fundmi është zgjedhur edhe kryetar i një nëndege të AAK-së”, deklaroi ai.

Leave a Comment