Pacolli: Komuna e Pejës i ka ‘mbyllur veshët’, vendimi për Rugovën është i përkohshëm

Ministrja e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fitore Pacolli ka mbajtur konferencë për media pas protestës së banorëve të Rugovës kundër vendimit për ndalimin e mallrave dhe shërbimeve ndërtimore në Rugovë. Ajo tha se kërkesat e banorëve janë dëgjuar dhe se ministria ka ofruar zgjidhje për problemet e krijuara nga mungesa e planeve rregulluese për zonën.

Ajo gjithashtu kritikoi komunën e Pejës.

“Atëherë, ashtu siç e patë, këtu tek Ministria jonë kanë ardhur banorët prej Rugovës, të cilët unë dëgjova kërkesat e tyre. Tek kjo kërkesë i kam dëgjuar dhe i kam marrë me shkrim, i kam analizuar, edhe ne kemi ofruar zgjidhje për problemin i cili është krijuar këtu. Tani ju e dini që vendimi për t’i shpallë parkun nacional shkallë edhe parkun bjeshkët e Nemuna, është marrë në fillim të vitit 2012-2013, e cila ka marrë një kohë derisa është miratuar edhe është përcaktuar si zonë”, ka shtuar Pacolli.

“Pastaj, prej 2012 deri në 2022, nuk ka pasur asnjë plan hapësinor për të dyja parqet. Dhe kjo rrjedhimisht ka bllokuar qytetarët që të ndërtojnë në mënyrë të drejtë, pra në përputhje me ligjin, edhe në mënyrë që t’i sigurojmë atyre që kur të ndërtojnë, nuk del askush me ia urdhëruar, shtëpi që i ndërtojnë me djersën e ballit të tyre. Kur ka, kur kam ardhur unë në Ministri e kam analizuar dhe kam parë që Komuna e Pejës, nuk e ka hartuar planin rregullues. Pra, prej vitit 2022, kur Komuna e Pejës e ka pasur të drejtën edhe obligimin ta bëjë planin rregullues për zonën e Bjeshkëve të Nemuna, ajo nuk e ka bërë këtë plan. Dhe rrjedhimisht, qytetarët edhe sot, janë pa të drejta ligjore që u takon edhe jua garanton Kushtetuta, që në mënyrë të drejtë dhe në përputhje me ligjin, të ndërtojnë në trevat e tyre”, tha ajo.

Pacolli deklaroi se ekzistojnë vendime të prera të gjykatave për rrënimin e objekteve në parqet kombëtare dhe se kjo situatë është rezultat i mungesës së veprimit institucional nga Komuna e Pejës.

“Ashtu siç e thanë edhe qytetarët jashtë, ne kemi një numër të vendimeve të prera, pra vendimi i prerë prej gjykatës, që ne t’i rëndojmë një numër të madh të vilave, nëpër parqet kombëtare.

Kur i kam parë ato vendime, tash po flas drejt sepse ne jemi qytetarë, jemi njerëz të këtij vendi edhe secili qytetar që nuk ka ndonjë biznes, nuk ka ndonjë përfitim të madh, pra nuk ndërton hotel në Bjeshkët e Rugovës, por secili qytetar që e ka një copë tokë aty, ka dashur me ndërtu edhe t’ia bllokojë Komuna, mbas me hartuar planin rregullues, qytetari është i detyruar me ndërtua në mënyrë të jashtëligjshme.

Kur më bien vendimi i prerë prej gjykatës që duhet me rrënu, unë po ju them që më dhemb zemra me dalë me rrënu, një vilë, një shtëpi malore, vetëm se institucionet nuk i kanë dhënë përgjigje, pra Komuna i ka mshehë veshët”, theksoi Pacolli.

Leave a Comment