Përgjatë gjithë këtyre ditëve, poetja Mimoza Ahmeti na ka treguar gjatë qëndrimit të saj në Ferma Vip, një Moza me një shpirt të bukur, plot ngjyra, humor por dhe mendime të forta. Së fundmi, ajo ka hapur zemrën para konkurrentëve të tjerë dhe ka rrëfyer një histori prekëse të ndodhur dy vite më parë, humbjen e nënës së saj.
Mes lotëve, Moza ka treguar se nëna i ndërroi jetë teksa ndodhej në Amerikë dhe për shkak të mungesës së vizës ajo nuk mundi të shkonte t’i jepte lamtumirën e fundit. Ndonëse u përpoq dhe aplikoi për një vizë urgjente, u përball me një refuzim pasi në rregullat e ambasadës arsyeja që ajo u paraqiti, pra humbja e nënës, nuk ishte një rast urgjent dhe që të mund të merrte dritën jeshile për të shkuar.