Një ngjarje tronditëse ka ndodhur në Brazil, ku një e re është gjetur e pajetë brenda një frigoriferi në një banesë, duke ngritur dyshime për një krim të rëndë. Viktima, Manuela Vieira Matos Silva, u zbulua nga një grua që po zhvendosej në shtëpinë e partnerit të saj në qytetin Vitória da Conquista.
Sipas raportimeve, ajo kishte shkuar në banesë pasi nuk kishte kontaktuar me të dashurin për disa ditë.
Gjatë kontrollit të ambientit, ajo vuri re sende të pazakonta dhe pasi hapi frigoriferin, bëri zbulimin tronditës të trupit të pajete
Policia mbërriti menjëherë në vendngjarje dhe konfirmoi identitetin e viktimës, e cila ishte raportuar e zhdukur disa ditë më parë.