Si pasojë e të shtënave me armë zjarri në rrugën Ali Sokoli në Prishtinë është plagosur një person.
Insajderi ka mësuar se Harbin Vitija, i njohur si ‘Plaku’, është personi i plagosur rëndë.
Kjo është konfirmuar nga zëdhënësi i policisë së kryeqytetit, Enis Pllana.
“Rreth orës 21:40 kemi marrë informatën për të shtëna me armë zjarri, në rrugën “Ali Sokoli” në Prishtinë. Njësitet policore menjëherë kanë dalë në vendin e ngjarjes, nga ku është raportuar se një person është plagosur. Personi i plagosur, (mashkull), është dërguar për trajtim mjekësor, ndërkohë policia ka nisur një hetim lidhur me rrethanat e këtij rasti”, thuhet në konfirmim.