MINT-i publikon çmimet, ja sa do të jetë nafta sot

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit (MINT) ka publikuar çmimet maksimale të lejuara për derivatet e naftës, të cilat do të vlejnë për datën 14 maj 2026.

Sipas njoftimit zyrtar, çmimi maksimal i naftës (dizelit) është caktuar në 1.59 euro për një litër, ndërsa benzina do të shitet deri në 1.49 euro për një litër. Ndërkaq, çmimi maksimal i gazit është përcaktuar në 0.76 euro për një litër.

Autoritetet kanë bërë të ditur se këto çmime hyjnë në fuqi nga ora 10:00.

Leave a Comment